
Një burrë është prangosur nga policia në Neë York nën akuzën e vrasjes
dhe djegies, pasi ka spërkatur me benzinë një grua të moshuar në kohën
kur ndodhej në ashensor, e më pas i ka vënë flakën.
Kamerat e sigurimit kapen momentin kur burri hyn ne ashensor me doreza dhe nje maske mbrojtese ne koke. 47- vjecari Jerome Isaac eshte dorezuar me pas dhe sipas raporteve ne media, e ka implikuar veten ne aktin e agresionit. Viktima, Deloris Gillespie, ishte 73 vjec. Sipas zedhenesit te Departamentit te Policise së New York-ut, Paul Broëne, Isaac ka shkuar vete ne nje stacion policie disa ore pas sulmit dhe ende mbante ere bezine.
Ai i ka rrefyer policeve se 73-vjecarja i detyrohej 2.000 dollare per punet qe ai i kishte kryer ne shtepi. Fqinjet e gruas e njohen te dyshuarin nga fotot dhe e identifikuan si nje person qe kish punuar vertet per Gillespien, e shpeshhere i mbante edhe cantat e pazarit.
Isaac duket e ka pritur gruan kur ajo eshte ngjitur me ashensor ne katin e peste te bllokut te apartamenteve ku banonte. Ne castin qe dera eshte hapur, ai i ka leshuar benzine ne fytyre e me pas i ka vene flaken. Fqinjet, qe degjuan ulerimat e gruas e pane tym ne ashensor, kane njoftuar policine. Ndertesa 6-kateshe u evakuua per arsye hetimi dhe banoret e saj u ndaluan te hyjne per disa ore.
Top Channel