Serbia ka një listë të paarritshme të kërkesave të kancelares gjermane, Angela Merkel. Mediat serbe kanë komentuar vizitën e saj në Kosovë, por politikanët në një formë të heshtur kanë dërguar porosi që do të kërkojnë zgjidhje për Kosovën, ndonëse gjasat për lëvizje drejt zbatimit të kërkesave janë të vogla.

Gjermania është kthyer në qendër të vëmendjes javëve të fundit pasi është treguar si kundërshtari kryesor i finalizimit të statusit të kandidatit për Serbinë, ndonëse Merkel i kishte thënë qartë kërkesat e saj gatë vizitës në Beograd muaj më parë.

Por, Serbia nuk e sheh si presion ndaj Beogradit vizitën në Kosovë. Millovoje Mihajllovic, shef i zyrës për media në qeveri, ka thënë se kjo vizitë tërheq vëmendjen Prishtinës që të mos pengojë procesin pasi, sipas tij, nëse kërkohet zgjidhja duhet të këtë presion ndaj Prishtinës.

Ish-ambasadori serb në Gjermani, Ognjen Pribicevic, ka thënë se para festave gjithnjë vizitohen ushtarët, por ka të bëj edhe me mbështetjen e pavarësisë së Kosovës dhe kritika për zhvillimin, por ka edhe domethënie politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA