Kandidati i BDI-së, Bekim Murati u shpall fitues i zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën në komunën e Sarajit, në Shkupt, bënë të ditur zyrtarë të kësaj partie.

Sipas burimeve, kandidati i BDI-së ka fituar bindshëm, me një diferencë të konsiderueshme, ndaj rivalit të tij nga radhët e PDSH-së, Xhevxhet Fejzullahu.

Burimet, të cilave u referohet agjencia e lajmeve INA, kanë saktësuar se Murati ka marrë 7126 vota kundrejt 3842 votave të marra nga Fejzullahu.

Zgjedhjet në Saraj u mbajtën pasi ish-kreu i komunës, Blerim Bexheti kaloi në postin e ministrit të Drejtësisë. Të drejtë vote në këtë proces kishin 29 mijë votues në 34 qendra votimi.

Zgjedhjet ishin të parakohshme dhe kryetari i ri i zgjedhur do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2013, kur do të organizohen zgjedhjet e rregullta lokale.

Dy kandidatët në platformat e tyre elektorale si premtim parësor kishin vënë përmirësimin e infrastrukturës, duke mos anashkaluar zhvillimin lokal dhe sferën e arsimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA