Irak, mandat arresti për ish-zëvendëspresidentin

19/12/2011 21:00

Një gjykatë në Irak nxorri një mandat arresti për ish-zëvendëspresidentin sunit të vendit, Tariq al-Hashemi, i akuzuar për lidhje me terrorizmin.

Lajmin e bëri të ditur gjatë së hënës zëdhënësi i Ministrit të Brendshëm. Mandatarresti vjen disa ditë pasi në media është përfolur për lidhjet e tij me grupe të militantëve terroristë.

Për shkak të profilit të lartë politik, është vendosur që Hashemi të presë gjykimin në kushtet e arrestit të shtëpisë, ndërsa i ndalohet të largohet nga Iraku.

Sipas televizionit shtetëror, akuza është bazuar mbi dëshmitë e vetë terroristëve, që kanë dëshmuar për lidhjet e tyre me Hashemin. Gjeneral-majori Adel Daham, u shpreh në një konferencë për shtyp se një prej të arrestuarve për disa sulme ndaj institucioneve, në të cilat janë regjistruar edhe disa të vrarë, ishte një prej truprojave të politikanit.

Hashemi besohet se ndodhet në Kurdistan, një krahinë gjysmëautonome, e ndodhur në veri të vendit. Vendimi vjen disa ditë pasi trupat e fundit amerikane u larguan nga Iraku dhe pasi një parti kryesore opozitare, e cila përfaqëson komunitetin sunit në vend, vendosi të tërhiqej nga parlamenti, pasi besojnë se kryeministri Nouri al-Maliki është duke “monopolizuar” pushtetin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA