Rasti i zhdukjes se biznesmenit Remzi Hoxha, eshte nje nga ceshtjet me
tipike, ku procesi zgjat per shkak te mungese pa arsye te avokateve apo
te te pandehurve.
Kryetarja e Komitetit Shqiptar te Helsinkit, Vjollca Mecaj e solli kete shembull per te treguar problemet e zvarritjeve te proceseve gjyqesore pa ndonje arsye konkrete apo per shtyrjen e te gjitha gjyqeve pas 15 ditesh pa percaktuar asnje motivacion.
“Shtyrjet pa motiv të seancave gjyqësore apo për motive të papërligjura, ndodhin jo vetëm për cështje të rëndësishme si cështja e Gërdecit apo cështje të tjera që kanë lloj komplikimi brenda vetes, por ndodhin edhe për cështje fare të thjeshta kemi shtyrje seanca pa fund. Kohët e fundit ne kemi monitoruar edhe largimet nga puna. Eshtë një cështje që kohët e fundit pas zgjedhjeve lokale, të gjithë së bashku u jemi kthyer këtyre largimeve të pamotiovuara apo të motivuara për arsye politike”, thotë Mecaj.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ne kete fundvit ka sjelle nje raport te plote te shkeljeve te te drejtave te qytetareve shqiptare. Ne komisariatet e Tiranes, por edhe ne shume rrethe te vendit, te ndaluarit mbahen me shume sesa koha e percaktuar ne ligj, si dhe kushtet e komisariateve jane problematike.Ne to nuk ka uje, energji elektrike, apo pajisjet minimale per te fjetur.
Top Channel