Falimenton “Saab”, pjesë e “General Motors”

19/12/2011 15:40

Kompania suedeze e prodhimit të makinave “Saab”, shpalli ditën e hënë falimentimin e saj, pasi nuk mundi të siguronte të domosdoshme nga investitorë të mundshëm kinezë.

”General Motors”, kompania që zotëron pjesën më të madhe të aksioneve të makinëbërësve europianë vendosën veton kundër ndërhyrjes kineze, pasi nuk dëshiron që investitorët nga ky vend të kenë akses në licensat teknologjike të grupit.

Linja kryesore e prodhimit të “Saab”, në qytetin suedez të Trolhatanit, është ndërprerë që prej muajit prill, për shkak të pamundësisë së kompanisë në pagesën e furnitorëve të saj. Punëtorët nuk janë paguar që prej muajit nëntor.

”Saab” ishte në bisedime me disa kompani kineze, përfshi të mirënjohurën “Zhejiang Youngman Lotus Automobile”. Megjithatë, drejtuesit e kompanisë u detyruan të ndërprisnin bisedimet, pas vetos kundër të “GM”, që detyroi “Saab” të shpallte falimentimin.

”Pas “GM” shpalli qëndrimin e saj në lidhje me mundësinë e shitjes së “Saab” tek kompani kineze “Youngman”, riorganizimi i kompanisë sonë është bërë i pamundur. Me keqardhje të thellë, bordi drejtues informon se është i detyruar të shpallë falimentimin dhe të ndërpresë punën. Besojmë se kjo lëvizje është ajo që i intereson më shumë edhe kreditorëve tanë”, shkruhej në një komunikatë të kompanisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA