Cështjen e besueshmërisë për rezultatet që do të dalin nga rregjistrimi i popullsisë në Shqipëri, madhësive të grupeve të pakicave kombëtare dhe të zonave ku ato jetojnë, i ka parashtruar në një dokument drejtuar parlamentit, Ministri i Jashtëm grek, Stavros Dhimas.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja pro-qeveritare “TA NEA” që publikon pjesë nga ky dokument i ministrisë, me anë të së cilës shefi i diplomacisë greke i përgjigjet pyetjes së një deputeti të Partisë Ultranacionaliste, LAOS, në lidhje me censusin e zhvilluar në Shqipëri.

“Ministria e Jashtme greke ndoqi nga afër të gjitha zhvillimet rreth rregjistrimit të popullsisë në Shqipëri dhe ka ndërhyrë në kohë,si në nivel dy palësh ashtu dhe në atë europian, në mënyrë që të sigurohej  integriteti i procesit dhe të mos pengohej rregjistrimi i pjestarëve të minoritetit kombëtar grek, pavarësisht zonave ku ata banonin”, shkruhet në peticion.

Z.Dhimas thekson se “vendimi i përfaqësuesve të minoriteteve kryesore, midis tyre dhe atij grek, që u kanë bërë thirrje anëtarëve të tyre për të bojkotuar regjistrimin, duke protestuar se nuk nuk u garantohet e drejta për vetëvendosje të lirë, tregoi një mungesë të theksuar besimi  të pakicave kombëtare ndaj shtetit shqiptar”.

“Kjo, shton Ministri i Jashtëm grek. Së bashku me pretendimet për parregullsi në kryerjen e rregjistrimit të popullsisë, sjell në plan të parë cështjen e besueshmërisë së rezultateve të përftuara nga përpunimi i të dhënave, të madhësive të grupevetë pakicave dhe zonave ku ata jetojnë.

Dokumenti i Ministrisë së Jashtme është cuar në parlament pas deklaratave ankimore të deputetit të partise së ekstremit të djathtë LAOS, Kostas Aivaliotis, sipas të cilit “Qeveria shqiptare bëri ndryshime në pyetësor dhe vendosi pengesa për procesin, duke përfshirë edhe gjobat prej 700 eurosh, në mënyrë që të pengojë regjistrimin e qytetarëve me origjinë greke dhe të dekurajojë ata që duan të deklarohen të tillë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA