Kazakistan, përshkallëzohen revoltat

18/12/2011 10:55

Revoltat në Kazakistan janë përhapur, ndërsa një i vdekur dhe 11 të plagosur u regjistruan të dielën, teksa policia shpërndau një turmë protestuesish që kishin bllokuar një linjë hekurudhore.

Shumica e atyre që kishin bllokuar hekurudhën u shpërndanë pas paralajmërimit të policisë, por një turmë prej 50 vetash vazhdoi revoltat dhei vuri flakën një lokomotive, duke shtyrë forcat e rendit që të qëllonin me plumba të vërtetë.

Protesta ishte organizuar në mbështetje të punëtorëve grevistë të industrisë së naftës, pranë qytetit të Zhanaozenit. Përleshjet e së premtes, në këtë qendër urbane, lanë 11 të vdekur dhe disa dhjetëra të plagosur.

Presidenti Nursultan Nazarbajev deklaroi 20-ditë gjendje emergjence rreth qytetit e rrethinave të tij. Të premten, greva e nisur me kërkesat e një page më të lartë degjeneroi në përplasje të dhunshme dhe zjarrvënie, ndërsa u shpallën edhe disa kërkesa politike.

Ndërkohë, një aktivist rus për të drejtat e njeriut, u arrestua së bashku me dy bashkëkombas reporterë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA