Votohet plani Monti

17/12/2011 01:10

Dhoma e deputetëve i dha votëbesimin qeverisë së Mario Montit lidhur me manovrën ekonomike, e cila tani do të kalojë në Senat e më pas, nëse nuk do të ketë të papritura, do të kthehet përfundimisht në ligj brenda 23 dhjetorit.

Me 495 vota pro, 88 kundër dhe 4 abstenime, qeveria italiane regjistron një rënie të votave. Ka 61 vota më pak se në votëbesimin e 18 nëntorit.

Votuan kundër të gjithë deputetët e Lidhjes së Veriut, ish aleatët e Berlusconit dhe Italia e Vlerave, e kryesuar nga Antonio Di Pietro, një forcë që mbetet në opozitë.

Manovra synon kryesisht të ketë më shumë derdhje në arkën e shtetit, nëpërmjet futjes së taksave të reja për banesat, rritjen e taksave mbi karburantet dhe rritjen e TVSH-së, kjo e fundit është llogaritur që do t’i kushtojë konsumatorëve 16 miliardë brenda vitit 2014.

Nga ana tjetër parashikohet rritja e moshës së pensionit që brenda vitit 2014 parashikohet të sjellë rreth 8 miliardë të kursime.

Neë York Times e gjykon me rreptësi duke e cilësuar si një shtim taksash por jo si reformë strukturore, gjë që sipas specialistëve do të ishte e nevojshme për t’i dhënë shtysë ekonomisë.

Edhe Komisioni Europian, nëpërmjet komisionerit për çeshtjet ekonomike Olli Rehn, vlerëson punën e qeverisë italiane, por shton se mbetet shumë punë për të bërë lidhur me punësimin dhe rritjen ekonomike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA