“Më parë merrja kokainë në kapakët e tualetit”, deklarata e Robert F. Kennedy Jr. për drogën shkakton reagime të forta dhe thirrje për dorëheqje Me mijëra turistët pritet të vërshojnë përgjatë periudhës së
Krishtlindjeve në Betlehem të Bregut Perëndimor, dhe si tregtarët lokale
ashtu edhe zyrtarët e turizmit, tregojnë se janë duke shijuar një
‘boom’ të vertetë ekonomik.
Sipas te dhenave te Ministrise palestineze te Turizmit, 2 milione vete pritet ta vizitojne qytetin deri ne fund te 2011-tes.
“Presim nje numer te mash vizitoresh kete vit dhe akomodimi per ta do te jete me mire. Numri i hoteleve eshte shtuar e po keshtu edhe ai i dyqaneve te suvenireve dhe facilitetet te tjera”, tha Kholod Daibes, ministre palestineze e Turizmit.
Pavaresisht revolucioneve te Pranveres Arabe ne rajon, cka pritet te ndikonte ne numrin e turisteve, parashkimet per interesimin ndaj Betlehemit, qytetit qe bibla e pershkruan si vendlindjen e Jezu Krishtit, jane edhe me te mira sesa vitet e kaluar. Situata atje ka qene pergjithesisht e qete keto dy-tre vitet e fundit, pas vales se dhunes qe arriti pikun ne 2005-sen. Shume turiste zgjodhen ta shmangin ndalesen ne Betlehem gjate kohes kur kryengritja palestineze kunder Izraelit ishte ne kulmin e saj. Industria e turizmit ka nje rendesi kyce per ekonomine palestineze, apo sic thote ky pronar hoteli, eshte nafta e saj.
“Eshte jetike per ne. Kemi per te ofruar industrine e sherbimit, Kishen e Lindjes se Krishtit, trashegimine tone kulturore. Keto jane gjerat qe mund te shesim ne ne Palestine, e prej te cilave te nxjerrim fitime”, thone banoret.
Siguria duket eshte nje faktor kyc per turistet, qe thone se persa kohe situata ne Betlehem eshte normale dhe e qete, nuk ka asnje arsye per te mos e vizituar qytetin historik.
Top Channel