3300 të dënuar në burgjet italiane janë drejt daljes. Këshilli i
Ministrave aprovoi një sërë masash për të zgjidhur problemin e
mbipopullimit të burgjeve.
Dhenie fondesh per ndertesat e reja dhe me shume mundesi per te vuajtur denimin ne arrest shtepie. Madje ministrja e Drejtesise Paola Severino deklaroi se nuk eshte kunder edhe nje amnistie te mundshme. Partia e Berlusconi-t dhe Lidhja e Veriut i cilesuan si te papranueshme normat e reja.
Paketa e masave parashikon qe te mund te dalin nga burgjet ata qe kane ende deri 18 muaj denim, denim qe mund ta vuajne tani e tutje ne kushtet e arrestit te shtepise. Gjiithashtu parashikohet qe brenda 48 oreve te vendoset nese nje person i ndaluar nga forcat e rendit do te shkoje ne burg, ne arrest shtepie apo do te lirohet.
Kjo per te evituar qarkullimin ne burgje te rreth 21 mije personave, te cilet dalin brenda tre diteve per arsye nga me te ndryshmet. Shifrat e fundit, te 30 shtatorit, te dhena nga Departamenti i Administratës së Burgjeve, per mbi 67 mije te burgosur, 21 mije me shume kapaciteti i përgjithshëm i strukturave. Mbi 24 mije te burgosur jane te huaj, nder ta 2.700 shqiptare. Po te vezhgohen me kujdes te dhenat numri kaq i madh i te huajve ne burgjet italiane ka nje shpjegim: me shume se gjysma e tyre eshte ne pritje te gjykimit.
Top Channel