Privatizimi 100 perqind i kompanise shteterore se nxjerrjes së naftës
Albpetrol, i prozuar nga qeveria është kundershtuar fort nga opozita.
Deputeti socialist Erion Brace jep arsyet.
“Ligji shet 100 përqind, jo vetëm në asetet e kompanisë Albpetrol, por edhe të drejtat e shfrytëzimit të vendburimeve të naftës nën administrimin e kompanisë Albpetrol. Këto të drejta nuk do t’i ketë më një shoqëri publike, pra shtetërore, por do t’i ketë një kompani private, strategjike thuhet në ligj, e cila do të vijë për të blerë kompaninë Albpetrol dhe kjo ndodh për herë të parë në 100 vjet histori të shtetit shqiptar”, tha Brace.
Opozita ka propozimin e saj per formulen e shitjes se kompanise. “Kalimin e të drejtave përkohësisht në afat kohor që shkon deri në 25 vjet, jo shitje për gjithë jetën; kushtezim në investime strategjike, pikërisht në një sektor strategjik dhe në një burim që është i vetmi në Europë; ndarje të përfitimeve, pra të naftës së nxjerrë dhe gazit të nxjerrë nga nëntoka, pastaj taksim deri ne 50 përqind të fitimit të nxjerrë nga kjo veprimtari brenda këtij afati kohor në territorin e Republikës së Shqipërisë, pra nga ky shfrytëzim i pasurive tona kombëtare”, tha Brace.
Sipas socialisteve, qeveria e ka te pashpjeguar edhe formen e kompensimit per punonjesit qe do te mbeten pa pune nga privatizimi i Albpetrolit.
“Përqindje të aksioneve për t’u shitur me letra me vlerë, përqindje të aksioneve për punëtorët, në këtë ligj nuk ka asgjë. Për punëtorët u bë e ditur në komisionet tona, që 2500 punëtorë aktualisht të Albpetrolit do të shkurtohen nga vendet e punës dhe natyrisht për ta do të mendojë Këshilli i Ministrave me një vendim, që do të nxjerrë, por ne nuk na u bë me dije”, tha Brace.
Sipas socialisteve privatizimi i Albpetrolit eshte hapi i fundit i shkaterrimit nga qeverisja e demokrateve, ne sektorin e naftes dhe gazit ne Shqiperi, qe po behet per qellime politike.
“Ky sektor është rrënuar në 7 vitet e fundit përfundimisht dhe pa kthim”, tha Brace.Albpetrol është kompania e fundit strategjike që ka mbetur në pronësi të publikut. Aktualisht kompania zotëron 1264 puse aktive, që prodhojnë rreth 135 mijë tonë nafte në vit.
Top Channel