
Leucemia kronike, një nga sëmundjet më të rënda të gjakut, po prek
gjithnjë e më shumë mosha e reja në vendin tonë. Mjekët hematologe thonë
se cdo vit ka raste të reja që diagnostikohen, pasi tashmë ka zbritur
mosha e shfaqjes së kësaj sëmundjeje, e cila nëse nuk trajtohet është
vdekjeprurese.
2 perqind e te prekurve nga kjo semundje janë femije. Leucemia kronike eshte semundje e gjakut, gjate se ciles trupi prodhon qeliza te bardha kanceroze qe nuk kryejne funksionin e tyre normal. Kanceri ne gjak sipas mjekeve ka zhvillim te ngadalte por nuk perjashtohen rastet, kur ai agravon menjehere duke shkaktuar dhe humbjen e jetes.
Simptomat e leucemise ne fillim nuk jane te dukshme por ne një kohe me te vone shfaqen me lodhje te vazhdueshme, humbje ne peshe, ethe, veshtiresi ne frymemarrje, djerse naten, renie e oreksit, dhimbje barku e te tjera. Mjeket thone se duhet vetem nje analize gjaku per te kapur ne kohe kete semundje, e cila nese trajtohet sic duhet edhe pse me kosto te larte, shpeton jeten.
Top Channel