SHBA, kandidatët republikanë sulmojnë Obamën

16/12/2011 09:00

Dy favoritët për të fituar emërimin e Partisë Republikane si kandidatët për president nw SHBA, Newt Gingrich dhe Mitt Romney lëshuan akuza të ashpra ndaj Barack Obamës, në bisedën e tyre të fundit televizive përpara votimeve në shtetin Iowa.

Ndërsa dy rivalët zhvendosën bisedën tek gabimet e administratës aktuale, pesë kandidatët e tjerë potencial më pak të vlërësuar në sondazhe goditën në fjalimin e tyre dy rivalët kryesorë brenda partisë.

Në forumin prej dy-orësh, të transmetuar nga “Fox News”, gjithashtu ishin të pranishëm kongresmeni i Minesotës Michele Bachmann, guvernatori i Teksasit, Rick Perry, ish-guvernatori i Utah, Jon Huntsman, ish-senatori i Pensilvanisë, Rick Santorum dhe republikani teksan Ron Paul.

”Do të isha i gatshëm që në këtë moment të përballesha me Barack Obamën në shtatë debate 3-orëshe televizive. Ai nuk do të kishte asnjë shans për të mbrojtur arritjet e tij, pasi në fakt nuk ka patur asnjë arritje. Vitet e drejtimit të shtetit prej tij kanë shënuar vetëm statistika negative dhe një ideologji që është radikale”, u shpreh Gingrich në fjalimin e tij hapës.

Nga ana e tij, presidenti i ardhshëm potencial i SHBA, Mitt Romney, theksoi se “Obama bën çmos për të kënaqur të gjithë tiranët e kësaj bote. Kërkesa që i bëri Iranit për të kthyer avionin e telekomanduar ishte e turpshme dhe veçanërisht shpërfillëse për reputacionin e kombit tonë. Politika jonë e jashtme është për të ardhur keq, ashtu si shumë gjëra të tjera në këtë mandat të Obamës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA