Dogana ruse ka bërë të ditur se ka sekuestruar 18 konteinerë dore prej metali që përmbanin lëndë radioaktive të tipit sodium 22 dhe që kishin si destinacion Iranin.
Materiali radioaktiv është zbuluar në aeroportin Sheremetevo të Moskës, në sallën e nisjeve, gjatë kontrollit të bagazheve, saktëson agjencia e lajmeve “Interfax”.
Sipas agjencisë, që citon burime pranë doganës ruse, konteinerët u gjetën në valixhen e një pasagjeri që do të nisej për në Iran.
Burimi shton më tej se nga hetimet e para ka rezultuar se substanca radioaktive nuk mund të ketë ardhur tjetër përvecse nga një reaktor bërthamor.
Rusia dhe ish-republikat e tjera sovietike janë vende burimi të materialeve radioaktive, të cilat kanë mbetur që nga shpërbërja e Bashkimit dhe që trafikohen nga organizatat kriminale për qëllime përfitimi.
Top Channel