Japonia lajmëroi të premten se ka vendosur përfundimisht nën kontroll reaktorët e dëmtuar të Fukushimës, të cilët nëntë muaj pas një tërmeti të pasuar nga një tsunami shkatërrimtar, janë ftohur në nivelin optimal.
Kryeministri Yoshihiko Noda ishte ai që informoi për këtë arritje, në një fjalim gjatë të premtes. Ftohja e reaktorëve konsiderohet si një sukses i madh për teknikët, por eliminimi i plotë i rrezikut dhe pasojave që shkaktoi rrezatimi do të kërkojë dekada për t’u përmbushur.
Punëtorët e centralit bërthamor të operuar nga Kompania Eletrike e Tokios (TEPCO), kanë përdorur ujë të ftohtë për të ftohur bërthamën e lëndës reaktive, duke shkarkuar ujin e ndotur me skorje readioaktive në det.
Një kufizim ndalim-hyrje vazhdon të jetë në fuqi për një perimetër rreth 20 kilometra rreth gjashtë reaktorëve të ndodhur në Fukushima, në Japoninë Qëndrore.
Lëkundjet e 11 marsit, në atë që ishte një prej dhjetë tërmeteve më të fortë të parë në 100 vjet dëmtuan rëndë reaktorët, duke shkaktuar një alarm bërthamor, pasi lënda redioaktive u përhap në një perimetër rreth reaktorit.
Pavarësisht stabilizimit të situatës, inxhinjerët kanë paralajmëruar se mundësia e një tërmeti të ri në të ardhmen në Fukushima do të ishte shumë e rrezikshme.
Top Channel