Indi, 160 të vdekur, qindra në gjendje kritike

16/12/2011 09:50

Bilanci tragjik i helmimit nga alkooli metilik ka shkuar në 160 persona në Indi, por ai mund të rritet shumë më tepër, pasi qindra persona janë në spital në gjendje kritike për jetën.

Rastet e para të helmimit nga alkooli vërshuan në spitalet e Bengazit Perëndimor të mërkurën dhe që tre ditësh, bilanci sa vjen e përkeqësohet. Sipas mediave vendase, 204 persona, shumica e të cilëve në gjendje kritike, janë duke u trajtuar në spital.

Në trupat e viktimave, policia ka gjetur një përzjerje alkooli frenash, një lloj metanoli jashtëzakonisht helmues për qëniet njerëzore, por i padallueshëm në shije nga alkooli ushqimor.

Burimet mjekësore thanë për “BBC” të premten se 364 persona janë shtruar në spital që prej të mërkurës dhe 160 prej tyre kanë ndërruar jetë. Megjithatë, shumë viktima të tjera kanë qëndruar në shtëpi, duke patur frikë nga marrja në pyetje prej policia, prandaj bilanci i fatkeqësisë mund të jetë edhe më i madh.

Ndërkohë, kanë nisur hetimet e ethshme për të zbuluar burimin e tregëtimit të lëndës helmuese. Sipas burimeve policore, katër persona janë vendosur në pranga, ndërsa po hetohet mbi disa kantina të paligjshme pijesh në Goharan.

Përdorimi i alkoolit metilik është i zakonshëm në Indi, pasi ai kushton shumë më pak se ai ushqimor dhe është e vetmja pije e përballueshme për popullsinë e varfër të vendit me 1,2 miliardë banorë. Megjithatë, duke patur një përqindje shumë më të lartë toksiciteti, ai duhet shërbyer në doza shumë më të ulta. i papërzjerë, fuqia e tij mund të jetë deri në disa mijëra gradë.

Në vazhdën e disa vdekjeve nga helmimi prej alkoolit, javën e shkuar, shteti i Gujaratit miratoi një ligj të ri, në bazë të të cilit përgjegjësit për këto vdekje, tregtarët dhe prodhuesit e pijes, dënohen me vdekje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA