Gjermania përgatitet për uraganin “Joachim”
16/12/2011 00:00
Gjermanët përgatiten për të pritur uraganin “Joachim”, i cili brenda pak orësh pritet të godasë qendrën dhe jugun e vendit.
Uragani me shira të furishëm dhe erëra që kapin deri në 200 kilometër në orë, mbërrin nga Franca në Gjermani. Autoritetet vendase morën masa, kryesisht në jug të vendit duke mbyllur disa rrugë.
Epiqendra e uraganit, sipas parashikimeve të instituteve gjermane, pritet të jetë në një zonë mes Duseldorfit dhe Hanoverit.
Top Channel