Ekzekutim në mes të Romës
16/12/2011 04:19
Një 38 vjeçar, me precedent penal, u vra në një pritë të enjten në mbrëmje në Romë, në Tor Vergata.
Marko Atini ishte në makinë me të dashurën e tij, kur u godit nga katër të shtëna pistolete të qëlluar nga dy killer që udhëtonin në një motocikletë skuter.
Atentatorët nuk arritën të identifikoheshin pasi fytyra e tyre mbulohej nga kaska e motorrit.
E dashura e viktimës mbeti e plagosur nga xhamat e thyer që u përhapën.
Top Channel