Pak orë pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve parlamentare në Egjipt u regjistruan përleshje të ashpra mes forcave të sigurisë dhe protestuesve që kundërshtojnë autoritetin e Këshillit të Lartë Ushtarak.
Mediat ndërkombëtare flasin për të paktën 3 viktima dhe mbi 200 persona të tjerë të plagosur. Përleshjet nisën kur forcat e ushtrisë, me shkopinj gome e gaz lotsjellës vendosën të shpërndanin një grup të përbërë prej qindra protestuesish të cilët ishin vendosur që prej 24 nëntorit me cadra në një nga sheshet e Kajros.
Ushtarët kanë shpërndarë me dhunë protestuesit dhe u kanë vënë flakën cadrave.
Protestuesit kërkonin largimin e qeverisë dhe dorëzimin e komptencave të ushtarakëve sa më parë tek një autoritetet civil. Ata akuzojnë ushtarakët e lartë se po tentojnë të kontrollojnë cdo qeveri civile që do të rrjedhë pas zgjedhjeve në vend.
Top Channel