Gjykata Supreme në Londër ka vendosur të shyqyrtojë kërkesën e apelit të bërë nga themeluesi i Wikileaks, Julian Assange kundër ekstradimit të tij në Suedi. Ai kërkohet për disa Akuza seksuale.
Gjykata më e lartë në Londër do shyqyrtojë apelin në muajin shkurt. Më herët Gjykata e Lartë e ka aprovuar ekstradimin e tij në Suedi, por zoti Assange thotë se vendimi është i jashtëligjshëm.
Frika e mbrojtësve të Assange është se pas Suedisë amerikanët do të kërkojnë ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara.
Ndërkohë, sot në SHBA nisi seanca e parë ndaj ushtarakut amerikan Bradley Manning, i dyshuari kryesor për dhënien e dokumentave sekrete faqes Wikileaks.
Ai është paditur se “ka mdihmuar armikun”, një akuzë që parashikon dënimin me vdekje. Por njofttimet thonë se prokuroiria do të kërkojë vetëm dënim me heqje lirie.
Mënyra sesi do shkojë procesi ndaj ushtarakut Manning do të përcaktojë në masë të madhe edhe fatin e Assange nëse ekstradohet në Suedi e më pas eventualishit në Shtetet e Bashkuara nëse do e kërkojnë zyrtarët amerikanë.
Top Channel