Velipojë, prishen ndërtimet pa leje

15/12/2011 13:15

Një aksion masiv për prishjen e disa ndërtimve pa leje ka nisur të enjten në plazhin e Velipojës.

Janë 165 ndërtime që do prishen nga fadroma e policisë ndërtimore në bashkëpunim me komunën e Velipojës dhe mbështetjen e drejtorisë së policisë së Shkodrës.

Prishja e këtyre ndërtimeve, sipas drejtuesve të komunës, bëhet për t’i hapur rrugë investimit të kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza në plazhin e Velipojës, pasi në këtë zonë turistike nuk ekzistojnë kanalizimet.

Ky investim, i cili ka nisur muajt e fundit dhe është në fazën e parë, është financuar nga Banka Botërore me një shumë prej 8 milionë dollarë dhe në total kap shifrën e 15 milionë dollarëve.

Sot janë prishur 20 ndërtime, kryesisht rrethime dhe lokale, ndërkohë që aksioni do të vazhdojë dhe në ditët e ardhshme, deri në rrënimin e 165 objekteve të cilat janë planifikuar për t’u prishur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA