Spanjë, proces gjyqësor kundër Princit saudit

15/12/2011 15:50

Një gjykatë spanjolle dëgjoi të mërkurën dëshminë e një gruaje të re, e cila pretendon se është përdhunuar nga njeriu më i pasur në botë, Princi arabosaudit Alwaleed bin Talal.

Sipas avokatit që përfaqëson interesat e gruas, ajo u rrëmbye dhe u përdhunua në një jaht të ankoruar në portin e Ibizës në vitin 2008.

Princi dhe avokatët e tij mbrojtës nuk ishin prezentë në gjykatë, por nëpërmjet një komunikate kanë mbrojtur pafajsinë e sheikut, të cilin e cilësuan si “tërësisht të panjohur dhe të huaj” me ngjarjet për të cilat akuzohet.

Megjithatë, mbrojtja pretendon se ka dëshmi gjenetike që vërtetojnë përdhunimin dhe drogimin e gruas gjatë aktit. Ata i kanë kërkuar gjykatës që të urdhërojë Princin që të ekzaminohet për të bërë ballafaqimin e kodit gjenetik.

23-vjeçarja, me pasaportë spanjolle dhe gjermane, u shoqërua nga nëna në gjykatë. Ajo kërkon dëshmpërblim për traumën e pësuar dhe burgosjen e Princit.

Megjithatë, edhe nëse bin Talal do të rezultojë fajtor, nuk ka asnjë gjasë që ai të përfundojë pas hekurave. Spanja do t’i kërkojë autoriteteve arabo saudite ekstramin e manjatit të naftës në vend për vuajtjen e dënimit, por një kërkesë e tillë është e qartë që do të shpërfillej nga autoritetet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA