SHBA. ndryshon ligjin për terrorin
15/12/2011 05:00
Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar një projekt-ligj që ndryshon mënyrën se si trajtohen të dyshuarit për terror.
Ligji u miratua pasi Shtëpia e Bardhë ngriti kërcënim për veto, duke vënë në dukje “disa ndryshime të rëndësishme”, që duhej të ishin bërë.
Me shumë mundësi projektligji do të shkojë në Senat gjatë ditës së enjte.
Projekt-ligji gjithashtu përfshin sanksione shtesë kundër Bankës Qendrore të Iranit dhe ngrin disa ndihma në Pakistan.
Ai miraton edhe perfeksionimin e sistemeve të armëve dhe pagat e ushtarakëve.
Ky Ligj do t’u mohojë të dyshuarve për terror, duke përfshirë edhe qytetarët amerikanë, të drejtën për gjykim dhe do të lejonte paraburgim të pacaktuar.
Top Channel