Lind kolosi ajror amerikanojugor

15/12/2011 16:50

Autoritetet përkatëse miratuan të enjten bashkimin e dy linjave amerikanojugore, të cilat do të formojnë kështu kompaninë më të madhe të kontinentit dhe një prej më të mëdhave në botë.

LATAM formohet nga bashkimi i gjigantes braziliane “TAM” dhe kompanisë kilene “LAN”. Për herë të parë, diçka e tillë ishte propozuar në vitin 2010. Asetet e gjigantit të sapolindur vlerësohen në 14,5 miliardë dollarë, ndërsa zotëron 6% të transportit botëror ajror.

Në 2010-n, të dy kompanitë së bashku transportuan në destinacionet e tyre më shumë se 45 milion pasagjerë dhe mbi 750 mijë tonë mallra. “LATAM” do të fluturojë për momentin në 115 destinacione të ndryshme në 23 vende, ndërsa numëron në total 40 mijë punonjës.

TAM është një antar i “Star Alliance”, grupit ku përfshihet edhe BMI, Lufthansa, SAS dhe Air China. Lan është antar i “Oneëorld”, që përfshin kompanitë British Airëays, Qantas, Japon Airlines dhe Iberia. Nuk është ende e qartë se me cilin bllok të madh do të bashkëpunojë “LATAM”-i.

Amerikanet “Delta Airlines” dhe “American Airlines” janë aktualisht kompanitë me flotën më të madhe ajrore në botë, me mbi 700 avionë secila dhe me një transport të përbashkët prej 200 milion personash në 2010-n. Në Europë, kompania më e madhe për nga flota ajrore dhe fitimet është “Lufthansa”, e ndjekur nga “Air France/KLM” dhe “British Airëays”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA