Të paktën 143 persona kanë vdekur në Indi të mërkurën dhe të enjten, pasi konsumuan alkool metelik, informuan burimet policore.
Ekziston frika se bilanci mund të rritet më tej në vazhdim, pasi pija helmuese është shpërndarë në disa zona të Bengazit Perëndimor. Disa dhjetëra rezidentë në Magrahat, Usthi dhe Mandirbazar u ndienë keq dhe më pas ndërruan jetë, pak pas konsumuan alkoolin. Katër persona janë vendosur në pranga si të dyshuar për përgatitjen dhe tregëtimin e pijes toksike.
170 persona të tjerë janë shtruar në spital, disa prej të cilëve në gjendje kritike për jetën. Vdekjet nga alkooli metelik janë normale në Indi, ku ekzistojnë kontrolle tepër të dobëta rreth cilësisë ushqimore dhe të pijeve.
Javën e shkuar, shteti i Gujaratit miratoi një ligj të ri, në bazë të të cilit përgjegjësit për vdekjet e shkaktuara nga alkooli helmues dënohen me vdekje. Alkooli metelik, një lloj alkooli industrial, mund të zëvendësojë alkoolin ushqimor, por mjafton një masë fare më e vogël mbi normë për të shkaktuar vdekjen.
Top Channel