Raund i ri bisedimesh/ Zëdhënësi i Kremlinit: Takimi i ri trepalësh mes SHBA, Rusisë dhe Ukrainës do të mbahet më 17 dhe 18 shkurt në Gjenevë
Të paktën 102 persona raportohet se kanë vdekur pasi kanë konsumuar alkool toksik në shtetin e Bengalit Perëndimor, në Indi.
Banorët e 12 fshatrave në rajonin jugor të Parganasit u ndjenë keq pasi kishin pirë alkoolin. Policia ka arrestuar katër persona lidhur me ngjarjen.
Rreth 70 persona të tjerë po trajtohen në spital, me frikën se numri i viktimave mund të rritet. Shumë nga personat humbën jetën në shtëpitë e tyre, me frikën se policia do të ndërmerrte një aksion ndaj tyre.
Vdekjet nga alkooli toksik janë dicka normale në Indi. Javën e kaluar, shteti i Guxharatit propozoi një ligj të ri që e ndëshkon prodhimin dhe shitjen e këtij lloji alkooli me vdekje.
Fshatrat e prekura janë në rajonet Sangrampur, Magrahat, Usthi dhe Mandirbazar. Fshatarët e konsumuan alkoolin të martën pasdite dhe pavarësisht se u ndjenë keq, qëndruan në shtëpitë e tyre nga frika e reagimit të policisë, raporton korrespondentja e BBC në Kalkuta, Amitabha Bhattashali.
Nga e enjtja në mëngjes, një numër i madh personash, përfshirë dy fëmijë, janë shtruar në spitalet në zonën përreth qytetit të Kalkutës, me simptoma të helmimit nga alkooli.
Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Shyamal Mandal ka deklaruar për BBC se rreth 70 persona ndodhen në gjendje kritike.
Alkooli toksik është i ambalazhuar në kanoce dhe shpërndahet në të gjitha rajonet e Indisë, në autobusë dhe trena. Shitësit e pakicës e shesin gjithashtu me qese plastike.
Alkooli ilegal zakonisht kushton vetëm 10 rupi, sic njihet valuta lokale, ose 20 cent amerikanë, dhe konsumatorët e tij janë shtresat e varfëra.
Top Channel