Fjalimi i fundit i Jerzy Buzek

15/12/2011 21:15

“Kur humbën Sparta dhe Roma, cili shtet mund të shpresojë të rrojë përgjithnjë?” shkroi Jean-Jacques Rousseau. Asnjë institucion njerëzor nuk është i pavdekshëm. Ne Europianët nuk duhet të zhgënjehemi duke menduar se Bashkimi ynë përbën njëfarë përjashtimi. Për të qëndruar të fortë, duhet të investojmë çdo ditë në të ardhmen tonë të përbashkët”.

Eurodeputeti i djathtë polak Jerzy Buzek i dha lamtumirën postit të Presidentit të Parlamentit Europian në seancën e fundit plenare të këtij viti.

“Mos lejoni t’u kthehet në bindje se është kundërthënëse të jesh një polak i mirë dhe një Europian i mirë, një qytetar i mirë britanik dhe një qytetar europian, një spanjoll i mirë dhe në të njëjtën kohë një europian i mirë. Kjo është një alternativë tërësisht false. Me krenari dhe shpresë them fjalët: ‘Jam polak dhe europian’. Prandaj besoj se bashkimi është fati ynë. Nuk duhet ta quajmë kurrë si një gjë të falur integrimin tonë europian, të cilin duhet ta kultivojmë për çdo ditë””, deklaroi Jerzy Buzek, Presidenti në largim i PE-së.

Zyrtarisht, mandati prej 2 vjetë e gjysmë i Buzek përfundon më 17 janar, kur do të votohet për udhëheqësin e ri të Parlamentit Europian. Në bazë të rregullores së këtij parlamenti supra-nacional që ndan barabartë drejtimin mes forcave kryesore politike të një legjislature, pretendenti për këtë pozicion është paracaktuar që të jetë eurodeputeti gjerman Martin Shultz, kreu i grupimit të majtë europarlamentar.

Sipas proçedurës, Presidenti i ri i Parlamentit Europian mandatohet për 2.5 vitet e ardhshme në seancën e parë plenare të 2012-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA