
" /> ">
Kancelarja gjermane Angela Merkel përsëriti në parlament moton e saj për
situaten e veshtire ku gjendet blloku sot. “Europa – tha Merkel- mund
të dalë më e fortë nga kriza në fund të procesit reformues”.
Nje pohim i tille per ekspertet nuk eshte i gabuar, por serish nuk jep pergjigje per çështje të ngutshme aktuale. Te pretendosh se kontrata e re – pa Britaninë e Madhe në bord – do të jetë pergjigje per shume nga pyetjet qe rrethojne krizen dhe kapercimin e saj, kjo thote “Deutsche Welle” është pak e guximshme.
Besimi i investitoreve eshte nje element kyc dhe per fat te keq, as samiti i Brukselit nuk arriti t’u ofroje atyre garancite e nevojshme. Se si do të përballohet në muajt e ardhshëm ngerci e borxhit, ndërsa negociohet për një pakt të ri fiskal dhe përpilohet traktati për fondin e shpëtimit të përhershëm (ESM) është e paqartë jo vetëm për pjesëmarrësit e tregut.
Një komponent qendror i menaxhimit të krizës tani do të bëhet Fondi Monetar Ndërkombëtar, (FMN). Banka Federale do të japë 45 miliardë euro, por ajo heziton, sepse konstruksioni ngjan shumë me anashkalimin e rregullave.
Këtë konflikt kancelarja nuk e ka përmendur ne asnje rast. Sa per rolin e BQE-se, ai mbetet i paqarte. Banka beri blerje masive të letrave me vlerë të borxhit nga Greqia, Irlanda, Portugalia, Spanja dhe Italia qe ne parim, nuk eshte gje tjeter vecse bashkim i borxhit.
Në heshtje kryetarët e shteteve dhe qeverive besojnë se ajo do te vazhdojë te ndjeke te njejtin kurs. Në qoftë se nuk do ta bënte, Eurozona do të ishte shembur me kohe. Drita në fund të tunelit duket se ndriçon fort dhe bashkimi i qëndrueshëm fiskal do të ishte një hap i madh përpara. Por ky tunel është ende i gjatë dhe pyetja qe shtrojne ekspertet eshte: si mund të kalohet ai, pa u shkatërruar Bashkimi Monetar?
Top Channel