Vrasja e trefishtë, burg përjetë Arjan Celajt

14/12/2011 00:00

Gjykata e Durrësit ka dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të trefishtë shtetasin Arjan Celaj.

Ai u arrestua në fundjanarin e vitit 2010 në qytetin e Vlorës si i dyshuari kryesor per vrasjen e Luan Currit, 43 vjec, Ani Currit, 18 vjec dhe Edmond Shemsit, 49 vjec, ne lagjen 9 te qytetit bregdetar.

Celaj ka qendruar gjate te gjithe kohes ne pozita mohuese ndaj krimit, por provat e gjetura ne vendin e ngjarjes, gjurme gishterinjsh, si dhe deshmitaret e kane vertetuar krimin e  35-vjecarit. Trupi gjykues i kryesuar nga Ervin Metalla vendosi ta shpalle fajtor te pandehurin per vrasje ne rrethana te tjera cilesuese, e kryer kunder dy ose me shume personave, si dhe per armembajtje pa leje.

Arjan Celaj i njohur dhe me emrin Edion do ta vuaje denimin qe i nis qe nga dita e arrestimit ne nje burg te sigurise se larte, ndersa mbrojtja mendohet se do ta apeloje vendimin e gjykates se rrethit gjyqesor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB