Tiranë, bashkia premton godina të reja cerdhesh

14/12/2011 00:00

Bashkia e Tiranës ka premtuar se brenda dy viteve do të shtojë numrin e cerdheve në kryeqytet.

Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha tha se brenda 24 muajve do të planifikohen territoret ku do të ndërtohen godinat e reja.

Këto deklarata kryebashkiaku Basha i bëri gjatë vizitës në cerdhen nr.11 në Laprakë. Me fondet e OSBE, kësaj cerdhe i janë dhuruar batanije dhe lojëra për fëmijët.Në dhënien e dhuratave për fëmijët merrte pjesë dhe ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB