Pakistan, presidenti Zardari del nga spitali

14/12/2011 21:45

Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, u lirua pas disa ditësh nga një spital në Dubai, ku u kurua për disa probleme në zemër.

Megjithatë, nuk është konfirmuar ende se kur do të rikthehet në vend. Sipas një zëdhënësi të Islamabadit, gjendja e Presidentit 56-vjeçar është e mirë. Burimet zyrtare nuk kanë publikuar asnjëherë arsyen përse bashkëshorti i ish-Kryeministres së vrarë, Benizar Bhuto, pati nevojë për asistencë mjekësore.

Zardari, një figurë konflikuale në vend, po zhvillon një armiqësi gjithmonë e më të madhe personale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I parë si një reformator liberal, ai ka udhëhequr retorikën e ashpër të Pakistanit ndaj Uashingtonit, pas disa shkeljeve të sovranitetit territorial, të kulmuara me vrasjen e Bin Ladenit në maj nga një komandë elite e marinasve dhe nga bombardimi i gabuar i një poste ushtarake kufitare, që shkaktoi vdekjen e 24 ushtarëve.

Nga ana e tyre, amerikanët kanë akuzuar në mënyrë të përsëritur Pakistanin për mbështetjen e veprimtarive terroriste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA