Obama mirëpret trupat e tërhequra nga Iraku

14/12/2011 21:55

Të mërkurën trupat  amerikane që lanë Irakun, mbërritën në atdhe. Ushtarëve u uroi mirëseardhjen presidenti amerikan, Barack Obama.

“Si komandanti juaj dhe në emër të të gjithë amerikanëve jam shumë i lumtur t’ju uroj mirëseardhjen në atdhe”, deklaroi presidenti Obama para marinsave në Fort Bragg të Kalifornisë.

Lufta që nisi në vitin 2003, merr fund brenda këtij viti dhe presidenti Obama u shpreh i kënaqur për përmbushjen e premtimit të tij elektoral të 2008-s, për tërheqje të plotë nga Iraku.

Obama vlerësoi sakrificat e amerikanëve në luftën për rindërtimin e Irakut, një luftë që u ka marrë jetën në 8 vjet mbi 4500 shtetasve amerikanë dhe ka lënë rreth 30 mijë të tjerë të plagosur.

“Falë jush, falë sakrificës tuaj të madhe, irakianët sot mund të vendosin vetë për fatin e tyre. Kjo është ajo që bën Amerikën dhe amerikanët të vecantë. Ndryshe nga pushtuesit e tjerë të historisë, ne nuk e bëmë luftën e Irakut për territor apo për burime, ne e bëmë luftën e Irakut sepse ishte gjëja e duhur për të bërë, ishte gjëja e drejtë për t’u dhënë atyre njerëzve liri dhe demokraci!”, tha më kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Vendimi i Obamës për tërheqje të plotë nga Iraku është kritikuar ashpër nga republikanët. Sipas tyre, disa trupa me mision trajnimin e forcave të sigurisë irakiane duhej të qendronin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA