‘2 euro për të parë Shatërvanin e Trevit’, kryebashkiaku i Romës konfirmon vendimin
Konfirmohen pesë të vdekur, përfshirë agresorin dhe 119 të plagosur, në sulmin me granadë që përfshiu qytetin bleg të Liezhit këtë të martë, raportoi CNN.
“Një fëmijë 23-muajsh vdiq në spital të martën vonë, pasi u plagos në sulmin në afërsi të një tregu Krishtlindjesh në qendër të qytetit”, tha Katrin Delcourt, një zëdhënëse për zyrën e guvernatorit të Liezhit. Të vrarët e tjerë në sulm ishin dy djem adoleshentë, të moshës 15 dhe 17, dhe një e moshuar 75-vjeçare, u tha gazetarëve prokurori publik i Liezhit, Danielle Reynders.
“Disa nga të plagosurit, rreth 52, janë trajtuar nga mjekët në një spital të improvizuar pranë skenës së krimit”, konfirmoi më tej prokurori.
Policia i duhet frikës se mos numri i të vdekurve të rritet brenda natës.
Autori i sulmit u identifikua si Nordine Amrani, 33 vjec, nga Liezhi.
Ai vdiq gjatë sulmit, në të cilin ai hodhi tre granata dhe qëlloi me armë nga një çati në sheshin e mbushur me njerëz në afërsi të ndërtesës së gjykatës.
Top Channel