Korcë, nisin restaurimet e kishave

14/12/2011 00:00

Restaurimi i monumenteve të kulturës si restaurimi i kishës së Tudasit,
asaj të Ristozit në Mborje, por edhe Këmbanares së Shën Kollit do të
jenë në fokusin e punës të specialistëve të Drejtorisë së Monumenteve të
kulturës për vitin 2012.

Restaurimi i disa prej objekteve të kultit, të cilat janë dëmtuar si pasoje e faktoreve te ndryshem mjedisore, por edhe per shkak te hershmerise se tyre pritet qe te kryhet tek objektet me nevoja me emergjente per restaurim. Nje prej tyre e cila do te kete edhe me teper vemendjen e restauratoreve eshte kembanarja e shen Kollit ne Voskopoje e cila sipas te dhenave ka renie te gureve dhe plasaritje te shumta ne teresine e saj.

Restaurimet e parashikuara per vitin 2012 nuk jane perqendruar vetem ne Kishat e fshatit turistik te Voskopojes, por edhe ne zona te tjera me vlera kulturore te cilat jane nder me te vizitueshmet nga turistet e huaj dhe vendas.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta