Klima që na kërcënon

14/12/2011 00:00

Efektet e ndryshimeve klimaterike kanë filluar të bëhen të dukshme për
syrin edhe në Shqipëri, ku vija bregdetare është zhvendosur në brendësi
të tokës me një gjatësi mesatare prej 50 metrash duke shkatërruar
bimësine, bregdetin e shfrytëzueshëm për turizëm, si dhe duke kënetizuar
sipërfaqe të mëdha toke.

Ne disa rajone futja e detit në toka është shumë e madhe duke kërcënuar seriozisht zonat e banuara. Ky ndryshim gjeografik ka sjellë shfaqjen e mushkonjave dhe sëmundjeve infektive që përhapen përmes këtij insekti, sic janë ethet hemorragjike apo ethet e Nilit.

Ndryshimi i klimes ka sjellë dimër të butë duke favorizuar rritjen e bimëve tropikale edhe në Shqipëri, ndërkohe që luhatja e temperaturave po peson ndryshime drastike. Të gjitha këto ndryshime si ngrohja ekstreme, thatësira, zjarret, stuhitë, përmbytjet ndikojnë drejtperdrejt në shëndetin e njeriut.

Me mbeshtetjen e ambasades gjermane, Ministria e Shendetesise dhe Organizata Boterore e Shendetesie kanë hartuar nje strategji per t’iu pershtatur ketyre ndryshimeve.

“Duke patur një plan të tillë të artikuluar ne kemi një sistem shëndetësor të orientuar mirë ndaj situatave të vecanta. Ndryshimet klimatike nuk shkojnë në drejtimin e duhur, pra ka një përkeqësim të parametrave, qoftë për problemet që kanë të bëjnë me ndotjen e mjedisit, problemet e cilësisë së ajrit në përgjithësi, problemet e burimeve të ujit të pijshëm në anën tjetër. Probleme të sëmundjeve ngjitëse, të vektorëve transmetues të tyre, se si oksidi i karbonit të shtuar në ajër ndikon drejtpërdrejt mbi shëndet, pra atë që quhet përkeqësim i kombinuar i parametrave klimatikë. Gjithashtu një pjesë më vete janë edhe ato që kanë të bëjnë me fatkeqësitë e mëdha natyrore”, tha ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.

Nje nder elementet kryesore te ndryshime klimatike eshte ndotja, ku parametrat e vendit tone jane 2 deri ne 3 here me te larta se rekomandimet e BE.

“Jemi në nivele mjaft të larta. Përmbajtja e grimcave më të vogla por edhe në qytete të tjera të mëdha, me të dhënat e fundit të katër stacioneve të tjera, është në nivele rreth dy herë mbi normat e lejuara. Këto jo vetëm janë të rrezikshme, por shkaktojnë rreth 500 vdekje mbi numrin e zakonshëm të vdekjeve”, thotë Agron Deliu nga Instituti i Shëndetit Publik.

Deti po ha token tone

Ndryshimet klimaterike dhe shkaterrimi i shteterve te lumenjve ne Shqiperi po i shkakton nje dem te madh vijes bregdetare.

Studiuesi Spiro Boci, pak jave me pare, ne rubriken “Shqiperia Tjeter” denoncoi shkaterrimin katastrofik te bregdetit. Nje nga studiuesit me te vjeter e me ne zë te bregdetit shqiptar dhe alarmin se rritja e nivelit te detit dhe per me shume shkaterrimi i lumenjve nga kompanite e prodhimit te inerteve po ben qe deti te avancoje brenda tokes sone me ritme te frikshme.

Sipas studiuesit Boci lumenjte nuk shkarkojne me inerte ne det duke prishur ekuilibarat e vendosur nder shekuj duke stimuluar keshtu perparimin e ujit. Sipas tij vetem ne pellgun e lumit Seman ne Fier, jane shkaterruar ekuilibrat ne ne nje gjatesi prej 6 kilometrash dhe deti futet ne toke me nga  25-30 metra ne vit dhe brenda 10 vitesh janë zhdukur 200 hektarë tokë. E njeta situate eshte edhe ne zonen e Shengjinit, Velipojes, Kavajes dhe Gjirit te Lalezit, nje prej rajoneve turistike me te lakmuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB