Një grup vandalësh i vuri flakën një xhamie të shekullit XII në qendër të Jeruzalemit dhe vendosi mesazhe fyese ndaj Profetit Muhamed në muret e xhamisë.
Mesazhi ishte i shkruar në hebraisht. Sulmi ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së mërkurë. Kryebashkiaku i Jeruzalemit dënoi ashpër sulmin, i cili gjithsesi nuk shkaktoi dëme strukturore në objektin fetar.
Ndonëse nuk janë identifikuar përgjegjësit e sulmit, mendohet se ai u ndërmorr nga grupet e kolonëve hebrenj apo ekstremistëve, të irrituar nga vendimi i Tel Avivit për të kufizuar ndërtimin e banesave për hebrenjtë në Bregut Perëndimor dhe Palestinë.
Të martën, protestues arritën të hynin deri në rrethimin e brendshëm të një baze ushtarake izraelite në Kalqilia, duke i vënë flakën gomave të disa mjeteve e shkaktuar dëme të tjera.
Kryeministri Benjamin Natanyahu i cilësoi zhvillimet e fundit si të “papranueshme” dhe i kërkoi forcave policore që të tregojnë të gjithë ashpërësinë e tyre në ndëshkimin e përgjegjësve.
Për shkak të situatës së veçantë politike dhe për faktin që popullsia e Izraelit është e bërë nga shumë muslimanë, urrejtja ndërfetare përbën një kërcënim të madh për qëndrueshmërinë e shtetit hebre.
Top Channel