Colin Firth “përjetësohet” në Londër

14/12/2011 15:25

Colin Firth është i fundmi nga personazhet e famshëm i cili është përjetësuar! Statuja e tij prej dylli ka zënë vend mes personazheve të tjerë të famshëm në muzeun e Londrës.

Liz Edwards, një ndër drejtuesit e këtij muzeu ka treguar se është tepër i kënaqur që më në fund e ka këtë aktor dhe statujën e tij në muze.

“Colin Firth ka qenë një prej personazheve të famshëm më të kërkuar nga vizitorët e muzeut për ta parë mes të famshmëve dhe fakti që në nisje të vitit ai u çmua si aktori fitues i çmimit OSCAR, ka bërë që të kemi edhe një detyrim më shumë për ta sjellë sa më parë statujën e tij”, ka vijuar rrëfimin e tij Edwards.

Statuja e Colin Firth gjendet në zonën “A-List Party” duke ju bashkuar në këtë mënyrë të njëjtit status që mbajnë personazhe të famshëm si Julia Roberts, Kate Winslet apo George Clooney.

Statuja e tij tregon aktorin teksa ecën në tapetin e kuq dhe ka një arsye pse është kështu.

“Për faktin se ai ndodhet në A-List Party, deshëm domosdoshmërisht që të kishim një imazh teksa ai ecte në tapetin e kuq dhe momentin kur ai po shkonte për të marrë çmimin e tij, trofeun OSCAR. Kemi bërë një punë shumë të mirë”, nënvizoi Edwards.

Firth nuk mundi dot të ishte në zbulimin e statujës së tij në muzeun e statujave të dyllit në Londër po është shprehur se ndjehet tepër i nderuar që ai tanimë gjendet në këtë vend.

Edhe pse nuk ka mundur dot të jetë në këtë moment, aktori ka punuar ngusht me ekipin krijues të statujës së tij dhe falë këtij fakti, statuja mundi të ishte e këtij niveli tepër të lartë.

Statuja ka marrë shumë kohë për t’u realizuar dhe kushtoi 150 000 paund dhe Firth është personazhi i tetë, statuja e të cilit u zbulua në muze për këtë vit dhe i fundit për 2011-n ndëra në vijim të tjerë personazhe të famshëm do të përjetësohen në dyll.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA