Cërrik, i ve zjarrin shtëpisë, në pranga kryefamiljari

14/12/2011 00:00

Një 41-vjeçar nga qyteti i Cërrikut ka djegur qëllimisht banesën e tij si pasojë e grindjeve që ka bërë me bashkëshorten.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së martë, në gjendje të dehur i ka vënë flakën banesës së tij, në shenjë hakmarrje sepse bashkëshortja Anita Ymeri pas dhunës dhe dehjeve sistematike ndaj të shoqit ka vendosur të divorcohet.

Para kësaj, Ymeri ka tentuar që të vrasë bashkëshorten por ajo është mbrojtur duke u larguar te te afermit. Ndërkaq 5 fëmijët dhe nëna e autorit janë strehur në banesën e vëllait të këtij të fundit, Çelo Ymeri. I vetëm në shtëpi, 41-vjeçari vendos një batanie mbi nje ngrohes elektrik dhe ka shkuar ne nje lokal duke treguar se po digjte shtepine. Banoret lajmeruan te afermit e autorit te ngjarjes qe kane fikur flaket megjithate banesa e varfer eshte demtuar mjaft rende.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB