
Policia në Belgjikë po përpiqet të përcaktojë se cfarë e shtyu
33-vjecarin Nordine Amrani të hapte zjarr në një treg të mbushur me
njerëz në Liezh, duke vrarë 3 persona e më pas dhe veten.
Gati 125 të tjerë u plagosën, një pjesë e tyre rëndë, kur Amrani përvec se përdori armë zjarri, lëshoi edhe granata. Trupi i pajetë i një gruaje 45-vjecare, sherbyese e njerit prej fqinjeve te tij te tij, eshte gjetur ne nje depot e cilen amrani e perdorte per te kultivuar kanabis.
Vdekja ka ardhur si pasoje e nje plumbi ne koke. Ne banesen e tij u zbuluan edhe dy arme dhe nje sasi e madhe municionesh, por asnje mesazh nga agresori, qe nuk ishte nje figure e panjohur per policine. Kryeministri Elio di Rupo e cilesoi incidentin e djeshem “nje rast te izoluar”.
Qyteti i Liezh mbajti sot ne mesdite nje minute heshtje per viktimat, e fundit e te cilave u be nje vajze 17- vjecare, e cila nderroi jete ne spital pavaresisht se po i nenshtrohej prej oresh te tera trajtimeve mjekesore. Deri tani, pese nga te lenduarit mbeten ne gjendje kritike per jeten. Korrespondenti i BBC-se ne Liezh, Matthew Price thote se sheshi qendror Place Saint Lambert, ku ndodhi sulmi, eshte hapur per publikun, por njollat e gjakut, xhamat e thyer dhe shenjat e plumbave jane aty akoma.
Zyrtaret e perjashtuan qe ne fillim mundesine e nje akti te organizuar terrorist, e po keshtu, edhe ate te ndonje semundjeje mendore te 33 vjecarit. Ata mbeten te vendosur te zbulojne persene e veprimit te tij ekstrem. Per kete arsye, do t’i duhet te verifikojne cdo gje qe tregon se ai mund te kete perbere nje rrezik per publikun. Amrani, banor i Liezhit ka kaluar 58 muaj prapa hekurave shtatorin e 2008-tes per posedim armesh dhe lendesh narkotike, raportojne mediat belge.
Policia nuk i ka konfirmuar te tilla pohime, por mjaftohet me deklaraten e thjeshte se ai ka kaluar vertet ca kohe ne burg. Prokurorja publike e Liezhit, Danielle Reynders insistoi te sqaronte se ne asnje moment, nuk ka pasur ndonje shenje cekuilibri te procedurave gjyqesore kunder tij. por rrefimet e fqinjeve skicojne nje tjeter portret te njeriut pergjegjes per masakren. ata e pershkruajne 33-vjecarin si nje njeri te qete e gjithmone te gatshem te ndihmonte.
“Ishte nje njeri i urte, i respektueshem. kur mberrinim te ngarkuar me qeset e pazarit, na hapte deren. asnjehere nuk kemi vene re ndonje gje qe nuk shkonte. ishte pergjithsisht i heshtur, nje njeri mese normal”, u shpreh fqinji.
Amrani thuhet se ishte liruar me kusht dhe te marten duhet te paraqitej ne nje komisariat policie per nje interviste lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij. Ish kryeministri belg Herman Van Rompuy, aktualisht kryetar i Keshillit Europian, u shpreh thellesisht i tronditur nga ky sulm i pakuptimte, sic e cilesoi ai.
Top Channel