SHBA bllokon ndihmën 700 mln $ për Pakistanin

13/12/2011 17:00

Një panel i Kongresit Amerikan ngriu një ndihmë prej 700 milion dollarësh ndaj Pakistanit, deri në dhënien e garancive të qarta që po bëhen përparime në luftën kundër bombave artizanale.

Lëvizja reflekton përkeqësimin e madh të marrëdhënieve amerikano-pakistaneze, të cilat arritën një rekord të ulët historik, pas një bombardimi të gabuar të NATO-s mbi një postë kufitare, që shkaktoi vdekjene 24 ushtarëve. Më parë gjatë vitit, Islamabadi zyrtar protestoi në mënyrë të vendosur për shkeljen e sovranitetit territorial nga një njesi elitë e marinsave, të cilët vranë Bin Ladenin në vendndodhjen e tij në Abotabad.

Uashingtoni ka shprehur disa herë pakënaqësinë e tij për përpjekjet e pakta të Pakistanit për të luftuar organizatën Haqqani, një degëzim i “Al-Kaedës”. Grupi terrorist destabilizon prej kohësh Afganistanin, ku ka dërguar luftëtarë kundër trupave amerikane.

Sipas ekspertëve, ky mund të jetë hapi i parë i Shtëpisë së Bardhë në ndërprerjen e plotë të ndihmave për Pakistanin. Uashingtoni ka investuar rreth 20 miliardë dollarë në Pakistan që prej vitit 2001, në projekte të sigurisë, të zhvillimit të ekonomisë dhe të rimbursimit të shpenzimeve për sulmet kundër militantëve.

Megjithatë, prej kohësh Uashingtoni ka kërkuar nga vendi aziatik me 170 milion banorë që të bëjë më shumë, për të ndërprerë prodhimin artizanal të lëndëve shpërthyese në vend, që pastaj i dorëzohen organizatave terroriste në shtete të tjera të Lindjes së Mesme dhe në Afrikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA