Flamuri i Palestinës ngrihet në UNESCO

13/12/2011 16:40

Flamuri i Palestinës valëvitet tashmë midis atij të vendeve të tjera pjestare të organizatës kulturore të OKB-së, UNESCO.

Ishte Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, ai që ngriti flamurin gjatë një ceremonie të zhvilluar të martën në Paris.

Për entitetin shtetëror brenda territorit të Izraelit, ngjarja ishte e një rëndësie të jashtëzakonshme ndërkombëtare, pasi shënon njohjen e parë të gjerë të bërë nga OKB.

Sponsorët kryesorë të UNESCO-s, SHBA dhe Izraeli, u tërhoqën kur vendimi për të pranuar Palestinën në organizatë u mor një muaj më parë. Amerikanët kontribuonin me një të pestën e të ardhurave totale të buxhetit.

”Ky është një moment historik. Kjo është njohja e parë e Palestinës në një organizatë shumëkombëshe. Është prekëse të shohësh flamurin e vendit tonë të dashur duke u valëvitur në Paris, përkrah të gjithë të tjerëve, si një shtet me të drejta të barabarta. Shpresojmë që së shpejti të shohim flamurin tonë edhe në OKB”, u shpreh Abbas, përpara 50 të ftuarve dhe disi diplomatëve të huaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA