Pas shfaqjes publike mbrëmë me një gjendje shëndetësore të rënduar gjatë
festës së krijimit të Partisë Demokratike, kryeministri Berisha u
paraqit në mesditë në punë.
Kryeministria ka bere te ditur se gjendja e kryeministrit Sali Berisha eshte e stabilizuar. Pasi ka qendruar me rreth 15 ore ne shtepi, rreth mesdites kreu i qeverise ka lene banesen e tij dhe eshte paraqitur ne zyre, ndersa vizita e planifikuar per ne Mal te Zi u anulua qe nje dite me pare.
Deri ne oret e vona, kryeministri ka pasur vemendjen e nje personeli mjekesor teper te kualifikuar, ku nuk kane munguar edhe mjeke te nje spitali te njohur privat ne kryeqyet, ku ne ditet e kaluara ka zhvilluar edhe konsulta dhe analiza per shkak te nje viroze.
Komunikata zyrtare e Kryeministrise deklaroi se Kryeministri pesoi nje gjendje lipotimie gjate fjales se tij ne festen e 21-vjetorit te krijimit te Partise Demokratike.
Por cfare eshte kjo? Nga se shkaktohet dhe cilat jane efektet? Top Channel ka pyetur nje grup mjekesh, te cilet hezitojne te flasin para kamerave mbi ate cfare e agravoi gjendjen e tij shendetsore dhe qe coi ne nderprerjen e fjalimit te kryeministrit ne nje feste shumedomethenese per te. Te gjithe konkludojne pak a shume ne shpjegime te peraferta. Sipas mjekeve gjendja e lipotemise shkaktohet nga renia e tensionit, cka ben, qe truri te mos furnizohet normalisht me gjak. Mjeket theksojne, se kjo gjendje mund te vije edhe per shkak te mos funksionimit te zemres, nga mbilodhja, nga pagjumesia por dhe nga nje gjendje emocionale.
Burimet prane kryeministrit, thone se pervec virozes, stresit te vazhdueshem dhe mbilodhjes per shkak te aktiviteteve te dendura, Berisha ka qene edhe i pagjume, pasi nje nate me pare i eshte dashur te pergatise vete fjalimin e gjate, qe e detyroi te qendronte ne kembe per mese 40 minuta, ne festen e 21-vjetorit te Partise Demokratike.
Nderkaq mjeket qe kanë asistuar menjehere ne sallen e Pallatit te Kongreseve, Mentor Petrela dhe Nestor Thereska dhe ata qe me pas kane ndjekur konsulten dhe analizat shendetësore te kryeministrit kanë evituar te flasin, nderkohe qe ne komunikaten per shtyp te zyres se kryeministrit, thuhet se konsulta mjekesore tregoi parametra normale dhe gjendje shendetësore te stabilizuar.
Top Channel