Seria A, Inter rigjen fitoren, Cana shënon

11/12/2011 00:00

Ndërkohë, në kampionatin italian, Pacini ndërpreu serinë e rezultateve negative për Interin, i cili vinte në përballjen me Fiorentinën pas dy humbjeve radhazi.

Në “San Siro”, pjesa e parë ka folur më shumë për zikaltrit, të cilët gjejnë golin në minutën e 41-të, nga një goditje spektakolare e Pacinit. Me fillimin e pjesës së dytë Interi dyfishon. Këtë here, Nagatomo shënon i ndihmuar edhe nga fati, në një goditje rokamboleske.

Në ndeshjen tjetër mes Leces dhe Lacios, skuadra e Edi Rejas arrin të marrë një 3-pikësh në minutat e fundit. Gjithsesi, vlen për t’u përmendur në këtë takim goli i parë në Serinë A për lojtarin e përfaqësueses shqiptare, Lorik Cana.

Golat e tjerë për skuadrën kryeqytetase i shënon Miroslav Klose në minutën e 28-të dhe të 87-të. Pas kësaj fitoreje Lacio ngjitet në kuotën e 28 pikëve në vendin e dytë në Serinë A.

Top Channel