PD mbështeti Besim Ndregjonin për Avokat të Popullit, Adriana Kalaja shpall kandidaturën: I kam paraqitur Berishës dorëheqjen nga funksionet e partisë						Nga Saranda ku është ndalur për të promovuar librin e tij “Kurban”, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka rivënë alarmin për shkatërrimin që po pëson ky qytet si pasojë e ndërtimeve pa kriter, cka ka cuar në betonizimin e plotë, sic tha ai “të kësaj perle të jugut të Shqipërisë”.
Duke drejtuar gishtin e akuzës nga gjyqtarët e këtij qyteti, zoti Rama theksoi se ata janë përgjegjës të plotë të masakrës që po ndodh duke u dhënë të drejtë ndërtuesve jo sepse kanë pas tyre të drejtën por sepse janë të zhytur në korrupsion.
Sipas kreut te opozitës apeli i pak kohëve më parë i kryebashkiakut Cipa ka rënë në veshë të shurdhër cka po e con Sarandën drejt vdekjes së plotë si qytet.
“Kush nuk e ka parë nuk e beson dot se çfarë po ndodh dhe ndërkohë ai vazhdon të marrë shuplaka pas shuplakash nga një gjykatë që është një bandë e mirëfilltë kriminale me qëllim fitimin”, tha Rama për Sarandën.
Jo vetëm Saranda por i gjithë territori shqiptar sipas zotit Rama po merr rrugën e një shkatërrimi pa kthim pas.
“Territori shqiptar ka dalë jashtë kontrollit të qeverisjes dhe është në mëshirë të fatit”, theksoi kreu socialist.
Gjatë fjalës së tij për librin “Kurban”, kreu i opozitës ironizoi edhe dy krerët krysorë të koalicionit qeverisës, kryeministrin, Berisha dhe kreun e LSI, Meta.
“Mua më vjen keq që edhe si lexues, pasi është i vetmi lexues që e ka lexuar librin por nuk thotë dot që e ka lexuar. Kurse për Ilirin e besoj që nuk e ka lexuar pasi ai nuk e ka me librin tim, por me leximin në përgjithësi. Kështu që do të ishte një mundim që t’i kërkoje ta lexonte kur ai nuk lexon libra”, tha Rama.
Top Channel