Pakti i arritur dhe Britania

10/12/2011 02:00

Në fund, rezultoi e pamundur të arrihej një marrëveshje gjithë përfshirëse për të 27 anëtaret e eurozonës, e cila do ta shtynte Bashkimin Europian në një territor të ri.

Për Kris Morris të BBC-së, pakti do të thotë më pak sovranitet. Por mbi të gjitha cfarë u vu re në Bruksel ishte ndryshimi i stërmadh në marrëdhëniet mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian, por edhe në mënyrën se si Unioni do të veprojë me tej.

Britania i kishtë bërë gabim llogaritë. Nëse kishte shpresuar se Gjermania do të ishte pak më e ndjeshme se Franca përballë kërkesave për të mbrojtur shërbimet e saj financiare, kish gabuar. Nuk pati asnjë mbështetje për qendrimin britanik dhe kryeministri David Kameron e kuptoi se nuk kishte mbetur asnjë mundësi tjetër, vetëm të largohej.  

Kësisoj 17+, pakti ndërqeveritar i 17-të vendeve anëtare të eurozonës i hapur për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë, është kompromisi më i mirë që u arrit.

Kjo do të thotë se vende të rendësishme të Bashkimit Europian, si Polonia që ende nuk i janë bashkuar euros, nuk do të lihen jashtë, në të ftohtë.

Sipas Morris, ata s’po bëjnë gjë tjetër, po firmosin disa ndryshime revolucionare, përfshirë edhe humbjen e sovraniteteve të tyre. Zyrtarët europianë do ta trumpetojnë suksesin e marrëveshjes me paktin fiskal, ku përfshihen rregulla më të forta për buxhetet dhe ndëshkime automatike për ata që i shkelin.

Mbetet ende e paqartë se si do jetë e ardhmja e traktatit 17+ , përballë institucioneve të BE-së, Komisionit dhe Gjykatës së Drejtësisë pa një marrëveshje me “të mbeturit jashtë”.

Kësisoj, për Morris mund të ketë kontradikta politike dhe ndoshta ligjore. Por mbetet një cëshjtje urgjente, shumë e rëndësishme për tregjet financiare.  A do të gjykojë Banka Qëndrore Europiane se pakti që u arrit në Bruksel është i mjaftueshëm, për ta lejuar të bëjë më shumë në mbrojtje të vendeve që po luftojnë për të paguar borxhet e tyre?

Kjo nuk do të thotë të jetë huadhënësi i mundësisë së fundit, por Banka Qëndrore Europiane të bëjë më shumë, për të ulur koston e huamarrjes për vende si Italia dhe Spanja.

Borxhet e disa vendeve anëtare janë në qëndër të krizës dhe nëse nuk merren veprime të tjera për t’i zgjidhur, nuk do të ketë mbetur shumë nga eurozona për të debatuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA