Shqipëria mbetet një ndër vendet me nivelin më të lartë të ndotjes,
pasojat e të cilës ndikojnë direkt në shëndetin e qytetarëve.

Ndonëse efektet negative në organizëm ndihen në një kohë më të mëvonshme deri dhe në shkurtimin e jetëgjatesise me dy deri ne tre vjet, dermatologet japin alarmin per shkak te efekteve te dukshme te ndotjes ne lekure.Femijet e vegjel jane me te riskuarit dhe qe kane shfaqur simptoma me te agravuara te ekzemave.

“Eshtë vënë re që kohët e fundit janë shtuar sëmundjet dermatologjike në lidhje me ndotjen. Janë shtuar ekzemat e fëmijëve. Aknet vulgare, aknet e moshës së re vijnë në forma më të rënda kohët e fundit. Mendoj se të gjitha këto janë të lidhura. Në kohët e sotme është agravuar patologjia bazë e sëmundjeve të fëmijëve që vuajnë nga ekzema. Paraqiten në forma më të rënda, nga ky ambient i ndotur”, thotë Ermira Vasili, shefe e Pavionit të Dermatologjisë në QSUT.

Tek femijet e vegjel problematike eshte tharja e lekures per shkak te eemneteve te yndyrshem te ndotjes ndaj dermatologet keshillojne nenat qe te kujdesen qe ne veshjen e tyre.

“Simptoma kryesore është tharja e lëkurës te fëmijët. Fëmijët nuk flenë natën, fëmijët janë shumë të shqetësuar për shkak të kruarjes së lëkurës. Nënat duhet të evitojnë tharjen e lëkurës duke përdorur emolientët. Fëmijët të vishen me veshje pambuku, të qëndrojnë mundësisht larg ambienteve të ndotura”, këshillon Ermira.

Per te rriturit mjeket dermatologe rekomandojne me shume kujdes per lekuren duke nsiur qe me  pastrimin  deri tek trajtimi i saj. Por jane te pashmangshme efektete negative te ndotjes, me pasoja te renda ne organizmin tone per nje sere semundjesh shpesh here dhe te pasherueshme.

Top Channel