" /> ">
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe Shoqata “Çamëria“ me rastin e 9
dhjetorit, Dites Nderkombetare kunder Genocidit organizuan nje
aktivitet ne kujtim te genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë, në vitin
1944, ku humbën jetën më shumë se 5 mijë shqiptarë dhe u dëbuan nga
shtëpitë e tyre 30 mijë shqiptarë të kësaj treve.
Me këtë rast u prezantua edhe libri “Paramithia, qytetërimi mes tragjedive“ të autorëve Nexhat Merxhushi dhe Mehmet Minga, liber që flet mbi historinë e qytetit dhe për Masakrën e Paramithisë më 27 qershor 1944, prej nga nisi edhe genocidi grek mbi shqiptarët e Çamërisë.
Presidenti i Nderit i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Tahir Muhedini kërkoi që të gjithë shqiptarët të punojnë për çështjen çame, per te nxjerre në dukje këtë padrejtësi.
Historiane dhe sutdiues, te pranishem ne kete aktivitet theksuan se puna më e mirë që mund t’i bëhet çështjes çame me qëllim zgjidhjen e saj është pikërisht puna e historianëve, te cilet duhet te shkruajne rreth kesaj tragjedie dhe te hedhin drite mbi te vertetat e genocidit te vitit 1944. Në fund të aktivitetit folën edhe autoret e librit Nexhat Merxhushi dhe Mehmet Minga, të cilët theksuan përvojën e tyre në Paramithi, si pikënisje frymëzimi për këtë botim.
Top Channel