Në një takim me studentë dhe intelektuale në Akademinë e Arteve në Tiranë, Kryetari i Partisë Socialiste foli për refleksionet e dhjetorit. “Në këtë sallë u godit për herë të parë Enver Hoxha dhe për herë të parë doli një i burgosur politik në skenë”, tha Rama, sipas të cilit këto dy tema i dhanë nam refleksioneve të dhjetorit.   

”Në këtë skenë ndodhën dy gjëra të paimagjinueshme më parë: u godit me zë për herë të parë diktatori Enver Hoxha dhe për herë të parë doli në dritën e diellit një i burgosur politik” tha fillimsht Edi Rama.  

“Dhe këto të dyja ndodhën këtu sepse refleksionet u bënë hapësira alternative e asaj që u kthye në Partia Demokratike, një stukturë që shumë shpejt filloi të fliste me zërin e së shkuarës pavarëisht se mund të thoshte gjëra të ndryshme nga ata që e përfaqësonin të shkuarën.  Dy gjëra që PD nuk i bëri në krye të erës dhe nuk donte t’i bënte, ishin goditja e Enver Hoxhës dhe lirimi i të burgosurve politik, por këto të dyja i dhanë refleksioneve një nam shumë të madh dhe i bënë një magnet shumë të fuqishëm”, vazhdoi kryesocialisti Rama.  

“Refleksionet ishin hapsirat e individit dhe jo e turmës, ishin hapësirat që ne ndërtuam që çdo invdvid të thoshte fjalën e vetë dhe të vërtetën e  tij. Nuk ka gjë më interesante dhe më argëtuese për atë që ishte dikur partia e tij, Saliu na thotë që është partia juaj, ndërkohë që ajo parti nuk ekziston më dhe ndërkohë që për atë që ishte partia jonë, Saliu thotë që ishte partia ime. Është një paradoks i këtyre 20 viteve”, mbylli mes duartrokitjesh Rama.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA