Siri, kthehet ambasadori i SH.B.A.

07/12/2011 02:00

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Siri, i cili u largua pas kërcënimeve për jetën, do të rikthehet në Damask.

Robert Ford la kryeqytetin e Sirisë, më 24 Tetor. Ai kishte revoltuar autoritetet siriane, duke shfaqur haptazi solidaritetin me aktivistët e përfshirë në protestat kundër regjimit të Presidentit Bashar Al Asad.

Lajmi i kthimit të Fordit erdhi pasi Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hilari  linton u takua me shtatë pjesëtarë të opozitës siriane në Gjenevë.

Ndërkohë edhe ambasadori i Francës u kthye të hënën në Damask.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA